Trip Event & Marketing

20 vite
eksperiencë

Trip Event & Marketing është kompani që u regjistrua si degë e kompanisë Trip to Albania Shpk, e cila merret me promovim të kulturës, zakoneve, kuzhinës e turizmit shqiptar.

Strategji elegante për event të shkëlqyer

Për vite me radhë, kemi digjitalizuar asete e operatorë të shumtë të fushës dhe kemi organizuar edhe evente të ndryshme që i janë nevojitur promovimit të tyre.

Përveç saj, kemi organizuar e menaxhuar projekte të mëdha, që kanë lënë gjurmë në vendet tona dhe kemi ardhur sot në ditën që kemi vendosur që e gjithë kjo punë e madhe që po bëhet, të ketë një emër, që tani e tutje, do ta quajmë Trip Event & Marketing.

Me një strategji elegante marketingu, shtrirje shumë të mirë në terren, kontakte e bashkëpunëtor të të gjitha fushave dhe përvojë shumëvjeçare të punës, jemi ekipi i duhur për bashkëpunim për sa i përket kampanjave të ndryshme të marketingut dhe organizimit e menaxhimit të eventeve.

Edhepse e regjistruar rishtazi, prapa këtij emri qëndrojnë njerëz dhe ekipe, që janë marrë me organizim eventesh e kampanja marketingu, për më shumë se 20 vite, në Kosovë, Shqipëri dhe gjithandej ku ka shqiptarë. Të udhëhequr nga një grup idividësh të specializuar në marrëdhënie me publikun, media, marketing e shitje, ekipi i Trip Event & Marketing, po rritet çdo ditë e më shumë edhe me ekipe e individ të cilët zhvillojnë edhe teknikisht kampanjat dhe projektet të cilat i janë besuar dhe po i besohen çdo ditë kësaj kompanie.

Po rritemi çdo ditë e më shumë dhe pretendojmë të bëhemi emri i vetëm dhe i duhur i kësaj fushe. Prapa nesh, ekipeve tona, numërojmë me dhjetra organizime e projekte, të cilat do të mbeten pjesë e portofolios së ekipeve tona, por tani e tutje, çdo projekt i yni do të bartë vulën e kompanisë sonë, e të cilat jemi të bindur se do të jenë shembull i projekteve në terren.

Me Trip e keni më të lehtë !

Disa arsyje pse duhet të zgjedhni Trip Event & Marketing për organizmin e eventit tuaj.

Profesionist të fushës

Ne kemi mbi 20 vjet përvojë në organizimin, menaxhimin dhe promovimin e eventeve dhe kampanjave të marketingut në fusha të ndryshme. Ekipi ynë ka njohuri të thelluara dhe kreativitet për të krijuar strategji të suksesshme dhe inovative për klientët tanë.

Ndikimi dhe rezultatet e dukshme

Ne jemi të përkushtuar për të arritur rezultate të dukshme dhe të suksesshme për klientët tanë. Përdorimi i një strategjie të avancuar marketingu dhe një çasje të integruar ndaj eventeve dhe kampanjave të marketingut, na lejon të ndërtojmë reputacionin e shërbimeve dhe produkteve të klientëve tanë.

Dedikimi ndaj klientëve

Ne vlerësojmë çdo klient dhe projekt si unik dhe jemi të përkushtuar në ofrimin e një shërbimi të personalizuar dhe të kualifikuar. Ne dëgjojmë me kujdes kërkesat dhe respektojmë synimet dhe pritshmëritë e klientëve tanë dhe punojmë ngushtë me ta për të zhvilluar zgjidhje të përshtatshme dhe të mëdha.

Gati për event?

Na kontaktoni tani!

E hënë – e premte 09:00 AM – 06:00 PM E shtunë 07:00 AM – 08:00 PM